Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takimin e përbashkët me kreun e PD-së, Lulzim Basha tha se kanë folur për shumë çështje, ndërsa pranoi para gazetarëve se ka marrë premtimin e këtij të fundit për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.
“Isha i nderuar të vizitoja Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Biseduam për sfidat që kemi përballë, pandeminë dhe situatat e reja që kemi në Kosovë. Ne dëgjuam edhe vlerësimet e zotit Basha. Sfidat në Kosovë i kemi kaluar me mbështetje nga qeveria shqiptare dhe nga PD. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet me zotin Basha, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e Zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”,- tha Hoti.
Nga ana e tij, kryedemokrati Basha e përforcoi qëndrimin, kur tha: “Do jetë një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme”.
“Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit”,- tha ai.