Kastriot Gjuzi, i shpallur në kërkim për vrasjes e Mario Majollarit, është arrestuar nga autoritetet kosovare.
Gjuzi ka tentuar të largohet malit për në shtetin fqinj, por është pikasur nga policët kufitare afër Vërmicës, bëhet me dije nga informacionet paraprake. Mësohet se ai kaloi në Kosovë me mbiemër të ndryshuar, Gega.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Kosovës ka ndaluar në Vermicë një të dyshuar, pasi u kap me dokumente të falsifikuara identifikimi. Nisur nga fotot ka ngjashmëri me Kastriot Gjuzin të shpallurin në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit. Pritet krahasimi i shenjave të gishtave për të bërë identifikimin e plotë”,
Mario Majollari u vra më 10 prill, në një pritë poshtë shtëpisë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001.
Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes. Më parë, Mario kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar.