Ashtu siç kishin paralajmëruar më parë, qytetarët e Kukësit kanë nisur protestën e tyre para gjykatës së këtij qyteti për lirimin e 11 të arrestuarve të cilët vijojnë të jenë në paraburgim, pasi më 31 mars kundërshtuan vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
Me pankarta “Lironi vëllezërit tanë” në duar ata i kanë kërkuar kryeministri Rama që të lirojë kuksianët e arrestuar padrejtësisht.
Në fjalimet e tyre disa prej protestueve janë shprehur se nuk do të ketë taksë në Rrugën e Kombit, ndërsa një ata tha se Edi Rama duhet varur në sheshin e Kukësit ashtu siç u var poeti Havzi Nela nga babai i kryeministrit.
Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar se do të protestojë së bashku me kuksianët nesër për të kërkuar lirimin e tyre.