Ish kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër rast dhune nga ana e Policisë Bashkiake ndaj një shitësi ambulant.
Policia e ka dhunuar kafshërisht qytetarin dhe këtë e tregojnë më së miri fotot dhe video e më poshtme:
Statusi i plotë :
Shikoni se si e keqtrajtuan kafsherisht kriminelet me uniforme te Edi Rames qytetarin qe po shiste cigare dhe qe tregon video e djeshme e postuar ne FB tim ne oren 19:30 por dhe ne adresa te tjera te rrjetit dhe portale! sb
“Pershendetje Doctor! Ju uroj gjithë të mirat. Djali i dhunuar nga policia qe e keni denoncuar dje quhet Neki Bajraktari nga fshati Cernalevë i Kukësit, baba i dy femijve qe jeton me qera ne periferi te Tiranës dhe “faji” i tij eshtë se nuk është kultivues dhe shitës hashashi por shitës ambulant ( mallra në dorë) per te cilën këto formalizuesit e ekonomise padronet e PPP nuk kanë shpirt dhe e shohin si problem. “Faji” tjetër i madh i tij eshtë origjina e tij Kukësi që ketyre të Rilindjes iu del makth në çdo kohë te dite-nates. Po Ju dergoj edhe disa foto ku duket qartazi dhuna kafshërore ndaj tij.”