Elbasan/ Vendi i ndotjes dhe eksperimenteve

E Enjte, 19 Prill 2018 14:28

Këshilltarët e djathtë të Këshilli Bashkiak në Elbasan kanë deklaruar se Elbasani është shndërruar në një qytet të pajetueshëm për shkak të ndotjes së lartë.

Këshilltari i djathtë Blendi Himci tha se, Elbasani vijon të jetë i ndotur nga industria e rëndë, kryesisht ferrokromi dhe solari. “Dua të di nëse ka marrë ndonjë masë bashkia. Ka vendosur sanksione? A ka mbyllur ndonjë aktivitet? Ministri Klosi pastron rërën në plazh, ndërsa Elbasani është bërë i pajetueshëm. Qyteti i arsimit po kthehen në qytetin e ndotjes. Rrugët në Elbasan po shtrohen nga qytetarët me skorje nga industria e rëndë, duke shkaktuar ndotje. Doja të dija nëse ekziston bashkia a jo?”, është shprehur Himçi.

Ndërsa këshilltari tjetër i djathtë Eugen Isaj, bën një interpretim të raportit të Ministrisë së Mjedisit: “Në mënyrë urgjente ne si këshilltarë duhet të reagojmë, ftojmë dhe kryetarin e bashkisë të na bashkohet. Ftoj këshilltarët t’i bashkohen protestës pavarësisht bindjes partiake. Elbasani është bërë vend eksperimentesh.
Këtu nuk jetohet më”. Kujtojmë se Elbasani prej vitesh është një nga hotspotet më problematike në vend përsa i përket ndotjes./faxweb

Login to post comments