Shkolla Jeronim De Rada në kryeqytet është kthyer në vatër COVIDI. 9 mësues kanë rezultuar pozitiv dhe disa të tjerë janë karantinuar. Situate merr përmasa skandaloze, pasi mësuesit, edhe pse me COVID janë detyruar nga inspektorët e Bashkisë që të qëndrojnë në shkollë sepse po bësheshin përgatitje që shkolla të inagurohej nga Erion Veliaj.
Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor duket se shqetësimeit janë aq reale sa janë dyshuar sa i përke koronavirut. Në shkollën Jeronim De Rada në kryeqytet, nga 50 mësues të kësaj shkolle në total, 10 prej tyre kanë dalë pozitivë dhe tashmë janë karantinuar, kryesisht mësuesit janë të cilklit fillor. Sipas burimeve të Syri TV mësueset kishin ditë që kishin shfaqur simptoma të COVID 19 e për këtë është kërkuar bërja e tamponëve, dhe siç dyshohej fillimisht kanë dal 6 mësues. Ditën e enjte janë bërë tampon edhe 3 mësuesve të tjerë, të cilët gjithashtu rezultuan pozitiv e u karantinuantë tjerë. Gjatë kësaj periudhe mësueset që rezultuan positive kanë pasur kontakt thuajse më të gjithë stafin pedagogjik e kanë kaluar në të njëjtat ambiente, që siç raportohet janë dizifenktuar por kjo një masë që nuk e ka parandaluar përhapjen e COVID 19 edhe tek mësuesit e tjerë.
Sipas po të njëjtave burime, mësohet se stafi pedagogjik gjatë kësaj periudhe ka pasur kontakte edhe me prindërit e fëmijëve që mësojnë aty pasi është bërë shpërndarja e librave.
Por situata bëhet edhe më e rëndë se kaq, pasi mësuesit janë detyruar që të qëndrojnë në ambientet e shkollës edhe pse ka pasur raste me COVID dhe sipas protokollit çdo rast kontakti duhet të ishte karantinuar. Dhe ky urdhër detyrues nga ana e Drejtorisë së Shkollës është dhënë për shkak të organizimit të Show të radhës nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Shkolla Jeronim de Rada është një nga shkollat e rikonstruktuara dhe kryebashkiaku Erion veliaj duhet të shkonte aty këtë të dielë për të prerë shirin e inagurimit dhe për të reklamuar punën e bërë. Sipas mësuesve, çdo ditë në këtë shkollë kanë shkuar inspektorë të bashkisë dhe në një mënyrë arrogante i kërkonin mësuesve që të qëndronon në kalasat e tyre e për më tepër të bënin edhe punën e sanitares në mënyrë që kur të bëhej inagurimi nga ana e Veliajt, çdo gjë të dukej në rregull.
E paprecedentë por kjo ndodh në mes të Tiranës, ku mësuesit, një ndër shtresat më të nderuara të shoqërisë të detyrohen që të përballen me rrezikun e COVID e të infektohen vetëm që Erion Veliaj të rezlizojë show-n e radhës. Dhe fakti është që për shkak të këtij presioni e arrogance të Qeverisë dhe Bashikisë së Tiranës, 9 mësues janë infektuar me COVID 19 dhe jeta e shëndeti i mbi 1 mijë fëmijëve të vihet në rrezik. Por pasi situate kishte arritur kulmin e infektimeve, të shtunën në mbrëmje me anë të një mesazhi Drejtoresha e Shkollës njofton të gjithë mësuesit se në inagurimin që do ti bëhet shkollës nga ana e Kryebashkiakut Erion Veliaj nuk do të ketë pjesmarrje as të mësuesve por as të prindërve.
Sipas burimeve të Syri TV nga ana e shkollës janë marrë masa që rastet pozitive të karantinohen, por problem mbeten mësuesit që kanë pasur kontakte me mësuest e infektuara, të cilat këtë të hënë do të presin nxënësit dhe në rast infektimi kjo shkollë do të shndërrohet në një bombë me sahat për shkak se aty mësojnë mbi 1 mijë fëmijë.
Nga kontaktet që gazetarët tanë kanë pasur me Ministrinë e Arsimit dhe Drejorinë Arsimore është pohuar se ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet për çeljen e kësaj shkolle, nëse mësuesit që janë prekur do të zvëndësohen dhe shkolla do të hapet nesër për të pritur nxënësit apo do të qëndrojë e mbyllur deri sa situata të jetë në kontroll dhe pa dyshime për praninë e COVID 19.