Aksidenti masiv ka ndodhur në dalje të tunelit të Elbasanit. Deri më tani flitet për persona të plagosur, të cilët kanë mbetur brenda makinave të tyre, duke mos dalë dot prej tyre. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse janë në vendngjarje.
Disa autoambulanca kanë shkuar në dalje të tunelit.
Akoma nuk ka informacione të sakta për gjendjen e të plagosurve.