Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për përkeqësim të motit në zonën e detit Jon, në pjesën veriore të tij
Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu, që nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e detit Jon në veri do të përkeqësohet.
Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë.
Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s.
Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, mjeteve të lundrit u kërkohet të marrin masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.