Protesta e naftëtarëve/Policia shoqëron disa persona duke i tërhequr zvarrë

E Enjte, 17 September 2020 13:03

 

Janë rritur tesnsionet mes naftëtarëve dhe policisë, pasi protestuesit tentojnë që të hyjnë me forcë brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e naftëtarëve në komisariatet e Tiranës, madje edhe duke i tërhequr zvarrë ata. Mes të shoqëruarëve nga Policia e Shtetit, është edhe aktivisti Arben Kola si dhe pedagogu Arlind Qori.

Me pankarta nëpër duar që shprehin revoltë, ata po kërkojnë të drejtat e tyre pasi kompania ku punonin nuk e mbajti premtimin për të dhënë pagat e prapambetura dhe të rifilliojnë punën

Ata deklarojnë se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë. Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.

Login to post comments