Si pasojë e pagave të prapambetura, naftëtarët e Ballshit vendosën të nisin grevën e urisë, pas shumë protestash dhe mos reagim nga ana e qeverisë.
Nga pamjet brenda ambientit ku po zhvillohet greva, dallohen disa punëtorë të uzinës, ku mes tyre dhe kreu i sindikatës Sokol Dautaj
Vendi që zgjodhën është qendra shëndetësore brenda ambienteve të Rafinerisë.
Disa prej tyre janë me maska, si masë për mbrojtjen nga Covid-19, ndërsa në murë kanë vendosur pankartat me thirrjet drejtuar shtetit
Mjediset e grevës ishin gati që prej muajit mars, kohë kur përfundoi greva e parë e urisë.
Në fund të shkurtit, 10 naftëtarë qëndruan në grevë urie deri në marrjen e dy pagave minimale nga “Bylis dhe Tosk Energy”.
Por askush nuk mori përsipër pagat e prapambetura të viteve të kaluara për 900 naftëtarë duke çuar punonjësit në protesta të vazhdueshme deri në grevën e urisë që nisi këtë fillim jave./ abcnews