Një mjet i paidentifikuar ka përplasur një 29-vjeçar ditën e djeshme në Durrës.
Policia e Durrësit ka njoftuar se i riu me inicalet K.D banues në fshatin Adriatik, Durrës ka qenë në gjendje të dehur kur është përplasur nga një makinë në segmentin rrugor Shënvlash-Qytet Rinia.
Policia po punon për identifikimin e mjetit dhe autorit, ndërkohë i riu ndodhet në spital por jashtë rrezikut për jetën.