Ardit Gjoklaj, vetëm 17 vjeç vdiq tragjikisht në landfillin e Sharrës, rreth dy vite më parë në rrethana ende të panjohura. Pavarësisht se prokuroria nisi hetimet, nuk ka ende asnjë të dënuar. Xhaxhai i Ardit Gjoklajt, Lush Gjoklaj duke folur në studion e lajmeve të “Fax News” ka thënë se gjykata i ka liruar të gjithë të dyshuarit për këtë ngjarje duke e lenë ngjarjen të pazbardhur.
Gjoklaj tha se është liruar Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari, janë liruar duke fituar kështu pafajësinë. Gjykata arsyeton se ata janë liruar për mungesë provash.
“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe.”,-ka thënë Gjoklaj.