Dy të akuzuarit për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës kanë fituar pafajësinë nga gjykata e Tiranës. Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari janë liruar nga burgu tregoi Lush Gjoklaj, xhaxhai i 17 vjeçarit që humbi jetën në landfill gjatë një bisede në studion e Faxnews.
Lush Gjoklaj paralajmëroi se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet. Duke përmendur Erion Veliajn, Edi Ramën dhe familjarët e tyre .
“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa ia mbjellë unë mbi të. Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u pagu ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll” ,- tha Gjoklaj që tregoi se asnjë përfaqësues i Bashkisë nuk kishte ardhur të kërkonte falje në shtëpinë e tyre.
Sipas xhaxhait të viktimës, faji i Erion Veliaj ishte se në protest, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.