Taksitën në Shqipëri kanë pagesën më të lartë në Europë në krahasim me të ardhurat mesatare. Një përllogaritje e Numbeos nxjerr në pah faktin se, me një rrogë mesatare mujore, një shqiptar mund të udhëtojë vetëm 17 kilometra në ditë.
Asnjë vend tjetër në Europë nuk ofron kaq pak. Edhe vendet e tjera të rajonit janë shumë larg nesh në këtë renditje.
Praktikisht kjo gjë do të thotë se, përdorimi i taksisë në vendin tonë është një luks për pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë.
Por, Shqipëria është një vend tashmë i mësuar me rekorde në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarëve e në veçanti kur bëhet fjalë për çmimet. Vendet më të lira të shërbimit taksi në Europë janë ato skandinave.
Fakti pse përdorimi i taksisë është të qenit luks në vendin tonë vjen si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pagave mjaft të ulëta dhe jo e çmimit më të lartë të shërbimit taksi. Një studim i pak kohëve më parë i Eurostat tregonte se, pagat e shqiptarëve të shprehura në fuqi blerëse janë më të ultat në Europë.
Madje jemi tepër larg vendit të dytë me performancën më të keqe në Europë, që është Kosova, me një pagë sa 67% e tyre, çka do të thotë se, ndërkohë që shqiptarët e Kosovës mund të blejnë 3 produkte në muaj me pagën e tyre, shqiptarët e Shqipërisë mund të blejnë vetëm 2 produkte të njëjta.