Gazetari i njohur Basir Çollaku paralajmëroi sot në studion e lajmeve të Syri.net, se një tjetër skandal i madh pritet ti shpërthejë në dorë kryeministrit Edi Rama gjatë këtyre ditëve, i cili do të jetë edhe më i madh se ai i Tahirit.
Sipas tij Rama nuk ka frikë nga Tahiri, Gjiknuri dhe ministrat e tij, por ka frikë nga pisllëqet në të cilat ai është përfshirë, ku fshihen edhe kompani ndërkombëtare.
Çollaku tha se pas aleancës së ‘Bijëve të k...’, fshihen Rama dhe gjithë ministrat e tij të përfolur për korrupsion dhe krim.
‘Pritet një skandal edhe më i madh se ai i Tahirit. Pse është trembur kryeministri ka hallin e Tahirit, Gjiknirit, Ahmetajt? As që do t’ia dijë fare. Por këta njerëz kanë vjedhur edhe me partnerët. Pas energjisë fshihen kompani ruse.
Shpresa e shqiptarëve është se SHBA ka vënë dorë mbi maskarenjtë e këtij vendi dhe janë ata që po punojnë më shumë se shqiptarët për Shqipërinë’, tha Çollaku.