Prokurorja e Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani është shkarkuar nga detyra pasi nuk e kaloi procesin e vettingut.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Nikëhasani nuk ka justifikuar pasurinë e saj.
Asaj iu publikuan si kriter i dyshimtë vetëm pasuritë, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë e dhënë për pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjyqësore e vettingut tregoi se në raportin e ILDKPKI , pasuritë e prokurores ishin në rregull.
Por ky konkluzion deklaroi Genta Tafa Bungo nuk është marrë në konsideratë, pasi vetë organi i vettingut ka kryer një hetim administrativ duke nxjerrë edhe defektet e dyshimta.
Siç rezultoi në seancën dëgjimore, edhe prokurorja Nikëhasa sikurse edhe dy gjyqtarëve të mëparshëm që ju është dhënë kartoni “jashtë gjyqësorit”, rezulton të ketë investuar në pasuri të patundshme sikurse shtëpitë.
Sapo KPK ka dhënë vendimin për shkarkimin e Prokurores Nikëhasani, ajo ka filluar të duartrokasë brenda sallës.
E më pas, duke dalë ka filluar të kundërshtojë vendimin, duke e cilësuar të padrejtë.