Reagon prokuroria e shkarkuar:” Më vinte turp të thoja se ku punoj”

Premte, 20 Prill 2018 10:18
Nikehasani Nikehasani

Pas vendimit të KPK vjen reagimi i menjëherëshëm i prokurores se Shkodrës Nikehasani.

Me ironi prokuroria ka thënë “ KY është vettingu që unë kërkova”.

Më pas në një prononcim për mediat ajo ka treguar edhe peripecitë që kishte kaluar dhe ka thënë që është e pakorruptuar.

Intervista e prokurores Nikehasani

Intervista për mediat 

Kam filluar punë prokurorë, jam përplasur me shumë kriminel.

Keni thënë se kam besim tek ky proces?

Kam se jam nga ata që më vinte turp që të thosha ku punoj, doja të dija se me kë punoja.

ILDKPI, më kanë nxjerr gjithmonë korrekte me ato që kam pasur. Duhet marrë parasysh se kam filluar vetëm në 2003 për të deklaruar pasurinë. Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha. Gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen.  Shpinë e bashkëshorti, tokën e bashkëshortit. Ku i çova këto lekë. Atëherë me gjeni shtëpinë, ose me gjeni lekët.

Ju po thoni që jeni e pa korruptuar?

Jam e pa korruptuar, edhe 1000 vite të tjera. Nuk e njoh korrupsionin.

Do e apeloni këtë vendim?

Po sigurisht, nuk do ndalmë, do i shkoj deri në fund të gjej drejtësinë.

Si e konsideroni këtë vendim?

Jam shumë kurioze të di se si do ta arsyetojnë. Duhet të dijë se pse nuk po marrin

Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, por të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja.  Nuk kam shkelur asnjë ligj në jetën time. Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës, kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore. Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta.

Login to post comments