Vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e 7 kuksianëve dhe mbajtjen brenda të 4 të tjerëve nuk është ende e plotë.
Përmes një postimi në “facebook” kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thënë që drejtësi po vihet por ajo është gjysmake pasi një pjesë e kuksianëve është ende brenda dhe Tahiri është në parlament.
Postimi i plotë i Bashës
Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.
Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.
Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.
Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.