×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama quan “investitor serioz” kompaninë që la pa paguar naftëtarët e Ballshit

Premte, 20 Prill 2018 17:36

Të gjitha protestat, ankesat, rropatjet e naftëtarëve të Ballshit që erdhën në këmbë deri në Tiranë pasi ishin lënë pa u paguar nga kompania që mori në administrim rafinerinë, nuk e kanë lëkundur besimin e Edi Ramës se kompania IRTC ishte një investitor serioz. Pas mbledhje së qeverisë që u zhvillua në Fier, Rama u pyet nga gazetarët për dështimin e kompanisë.

Kryeministri jo vetëm e shfajësoi kompaninë që la naftëtarët rrugëve, por Rama përsëriti të njëjtin vlerësim që kishte bërë kur e prezantoi në nëntor të 2016, kur e quajti një investitor serioz.

Në videot më poshtë, është e njëjta deklaratë e Ramës në prezantimin e kompanisë dhe protestat e naftëtarëve për rrogat e prapambetura, ashtu edhe videot që tregojnë naftëtarët e Ballshit duke pritur para bankomatit rrogat e prapambetura.

Video

Login to post comments