Qarkullimi i automjeteve në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë është vështirësuar gjatë ditës së sotme, pas rrëzimit të një peme në rrugë.
Pema shumë vjeçare ishte thyer nga era dhe kishte zënë të gjithë trasenë e rrugës nacionale dhe lëvizja e mjeteve ka qenë shumë e vështirë për një kohë relativisht të gjatë. Për fat të mirë nga rrëzimi i pemës nuk ka pasur të lënduar, madje as edhe dëmtime të rrugës.
Është kërkuar ndihma e punonjësve të gjelbërimit të qytetit të Tepelenës, të cilit pasi kanë prerë pemën kanë bërë të mundur hapjen e rrugës për lëvizjen e mjeteve. Në vendngjarje ka qenë edhe policia që ka kontrolluar lëvizjen mjeteve në të dy krahët e rrugës.