Video/ Spitali Rajonal i Durrësit pa medikamente

Saturday, 21 Prill 2018 19:46

Spitali i Rajonal Durrësit nuk furnizohet prej disa kohësh me medikamentet bazë. Shqetësimi është ngritur nga pacientët të cilët shprehen se ka mungesë medikamentesh, duke filluar që nga dorezat plastike, fashot, ilaçe.

Pacientët shprehen për Fax News se nuk ka medikamente fare.

“Nuk ka fare medikamente, po vete po i blejmë mëngjes darkë, edhe doktori më tha vetë nuk ka ilaçe spitali. Një mjek më tha se nena vjen zor të vim te juve, të bëjmë serumin pasi nuk ka ilaçe.” shprehet familjari i një pacientje.

Jashtë kamerave bluzat e bardha janë në dijeni dhe shprehen se kjo gjë po u’a vështirson punën e tyre.

Gjithashtu duhet theksuar fakti se spitali është prej një jave pa drejtues, pasi drejtori i Alban Ramohitaj ka dhënë dorëheqjen krejt papritur.

 
Modifikuar më Saturday, 21 Prill 2018 19:49

Video

Login to post comments