Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Kasharit në kryeqytet. Zjarri ka rënë pranë magazinave të një biznesi, ndërsa mësohet se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që e ka shkaktuar zjarrin.
Në videon e siguruar e mëposhtme shihet qartë tymi dhe pasojat që ka sjellë ky zjarr.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa në vendngjarje ndodhen dhe forca të shumta zjarrfikëse.