Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës.
Fabrika është e përfshirë e gjitha nga zjarri, duke u shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që nga flakët rrezikohet seriozisht një karburant dhe një tjetër subjekt biznesi.
Disa makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por mësohet se janë thirrur në ndihmë edhe mjete zjarrëfikëse nga Durrësi, Kavaja dhe të Ushtrisë.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.
Me anë të një deklarate, policia njofton se, fatmirësisht si pasojë e zjarrit të madh nuk ka asnjë person të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Me datë 22.04.2018, rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit”.