Për zjarrin e përmasave të mëdha në fabrikën e riciklimit, ka reaguar edhe Kryebashkiaku Veliaj.
Me gjasë nga shtrati, dhe me telefon në dorë, Lali ka qenë mjaftë i preokupuar për qytetarët e tij, dhe i ka këshilluar që edhe ata të qëndrojnë në shtëpia (si edhe ai), duke e soditur 'spektaklin' nga TV, deri sa fabrika të digjet...
Ai thotë se, "të gjitha shërbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici dhe Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin”.
Ndërkohë i bën thirrje qytetarëve të evitohet zona.
“Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”,- shkruan Veliaj.
Komenti:
“Te gjitha sherbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikes, Polici & Ushtri jane perfshire ne betejen me zjarrin ne nje fabrike ne Kashar! Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”,- shkruan Veliaj në Twitter.
Për fikjen e zjarrit përveç forcat zjarrfikëseve të Tiranës, janë edhe dy zjarrfikëse të Vorës.
Pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve të Vorës dhe të Tiranës, zjarri nuk është mundur që të lokalizohet, ndërsa flakë të mëdha dalin nga fabrika.
Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë. Sakaq, nga flakët e frikshme rrezikohen edhe biznese që ndodhen aty pranë zonës, pasi situata është problematike.