×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Arrestohet në Rinas çifti turk, tentuan të kalonin kufirin me pasaporta false

Diel, 22 Prill 2018 14:03

Janë arrestuar ditën e sotme një çift të rinjsh nga Turqia, të cilët tentuan të kalonin nga Shqipëria drejt Anglisë me pasaporta false. Çifti turk  kishte pak ditë që qëndronte në Tiranë, ndërsa kishin si destinacion Londrën.  

Burimet zyrtarë të policisë bëjnë me dije se dokumentat e falsifikuara u sekuestruan dhe do t'i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.  

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga nenet 189/2 dhe 190/2 të Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  • •Ozan I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi .
  • •Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Login to post comments