×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Zjarri masiv në fabrikën e riciklimit, OSHEE jep lajmin e rëndësishëm për banorët e Kasharit

Diel, 22 Prill 2018 12:51

Zjarri  i rënë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar ka bërë që e gjithë zona të mbetet pa energji elektrike.

 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në një njoftim bën me dije se, është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re.

 

“Për shkak të rënies së zjarrit të fabrika e riciklimit, është djegur një pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re dhe Mëzesin.

 

Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për masat e ruajtjes së sigurisë.

 

Raportohet për një kabinë të djegur plotësisht, si dhe kemi stakuar dy fidera 105 dhe F13 për masë sigurie”,- shkruhet në njoftim.

 

Ngjarja: 

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazine riciklimi mbetjesh në Kashar të Tiranës. Policia njofton se u sinjalizua për ngjarjen rreth orës 10:00.

 

Për fikjen e zjarrit përveç forcat zjarrfikëseve të Tiranës, janë edhe dy zjarrfikëse të Vorës.

 

Pavarësisht angazhimit të zjarrfikëseve të Vorës dhe të Tiranës, zjarri nuk është mundur që të lokalizohet, ndërsa flakë të mëdha dalin nga fabrika.

 

Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe 3 zjarrfikëse të ushtrisë. Sakaq, nga flakët e frikshme rrezikohen edhe biznese që ndodhen aty pranë zonës, pasi situata është problematike.

Login to post comments