Peshkatarët në Durrës kanë nisur aktivitetin e tyre normal me rikthimin e kohës së kthjellët.
Por krahas llojeve të zakonshme që bien në rrjetat e peshkatarëve si merluc, barbun, sardele apo oktapodë etj, për të dytën herë rradhazi në rrjeta ka rënë një tjetër peshkaqen 120 kg.
Edhe pak ditë më parë, peshkatarët kapën një peshkaqen, gjë që të bën të mendosh se numri i kësaj specie në ujërat e detit Adriatik është shtuar.
Peshkaqeni ka dalë në shitje në dyqanin e peshkut në lagjen nr.1 të Durrësit dhe është blerë menjëherë nga restorantet, që për shkak të motit të mirë dhe ditëve të pushimit janë mjaft të frekuentuar nga qytetarët e Durrësit, por edhe ata të Tiranës apo bashkëatdhetarët nga Kosova.