×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kapet gomonia me 1 ton drogë, shqiptarët hidhen në det

Diel, 22 Prill 2018 15:59
foto ilustruese foto ilustruese

ardhur nga Shqipëria.

Operacioni është ndërmarrë në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Leces, nga polica italiane  në bashkëpunim me atë  shqiptare.

Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar M.Nazeraj 34 vjeç nga Fieri si dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tij. Gjatë ndjekjes trafikantët kanë hedhur drogën dhe janë hedhur në det për t’i shpëtuar policisë. Gomonia është e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 motora të fuqishëm jashtë bordit prej 100 kë.

Njoftimi i policisë shqiptare për operacionin:

Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.

Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.

Login to post comments