Një fabrikë e riciklimit të mbetjeve në Kashar është përfshirë nga flakët, ndërsa situata në zonë paraqitet e rëndë. Zjarri i përmasave të mëdha ka shkaktuar një katastrofë ekologjike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e tij.
Fabrika në fjalë një vit më parë u cilësua nga Kryeministri Edi Rama si një nga më modernet që është ndërtuar në Shqipëri.
Rama tha në atë kohë se lejimi i importit të mbetjeve që konsiderohen si lëndë e parë, do të fuqizojë këto sipërmarrje dhe do e bëjë Shqipërinë më të pastër. Por mesa duket e ndoti edhe më keq.
Në fabrikë kanë qenë duke punuar 43 punonjës, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.