×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gulf, çdo pronë me qira; Në kërkim edhe ish-administratori gjeorgjian

Diel, 22 Prill 2018 17:43

Pas menaxherit kryesor të “Gulf”, Albano Aliko, shpallen në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Shtetasi gjeorgjan Irakli Zvanidze dhe administratori i shitjeve të kësaj kompanie për Tiranën janë dy të kërkuarit e tjerë të policisë në funksion të hetimeve të çelura nga Prokuroria e kryeqytetit.

Siç thonë burimet deri më tani janë verifikuar pasuritë e personit nën hetim Albano Aliko për t’i ngrirë në llogari të hetimeve, por rezulton se pikat e karburantit janë të marra me qira.

Megjithatë deri më tani hetimet zbuluan se Gulf ka marrë me qira 70 pika të tilla në të gjithë vendin të cilat janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore. siç rezulton nga hetimet paraprake mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda pak ditëve, nga datat 15 prill deri në 19 prill thonë burime të grupit hetimor.

Më të dëmtuarat janë tre kompani transporti shton një burim i Prokurorisë, ndërkohë që nuk dihet ende se sa është numri i qytetarëve të cilëve u janë shitur tollona me vlerë, nga 1200 lekë deri në 1300 lekë për litër.

Login to post comments