Edhe pse në të shumtën e rasteve është kritik me mjekësinë në Shqipëri, ditën e sotme, ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka vlerësuar mjekët shqiptarë për një ndërhyrje shumë të vështirë që kanë bërë ditën e sotme.
Përmes një reagim në profilin e tij në Facebook, Vasili ka njoftuar se mjekët shqiptarë kanë realizuar me sukses rezeksionin e kancerit të zorrës së trashëme laparoskopi.
Siç thuhet në reagimin e Vasilit, kjo ndërhyrje është bërë për herë të parë në QSUT dhe në gjithë Shqipërinë është trajtuar kjo teknikë kirurgjikale e avancuar në trajtimin e kancerit të kolonit.
Ai thotë se të gjithë duhet të jenë krenarë për mjekët që kanë bërë këtë ndërhyrje, ndërsa ka shtuar se ata bëjnë mrekulli duke qenë modest.
Statusi i plotë:
Krenare per mjeket shqiptare dhe talentin e tyre.
Dite e bukur ne mjekesine shqiptare dhe shkencat mjekesore.
Ekipi i klinikes 3 realizon me sukses Rezeksionin e kancerit te zorres se trashe me laparoskopi. Per here te pare ne QSUT dhe ne mbare sistemin publik shqiptar nje teknike kirurgjikale te avancuar ne trajtimin e kancerit te kolonit.
Keta jane mjeket shqiptare.Duhet te jemi te gjithe shume krenare per ta.
Bejne mrekullira me shume talent dhe modesti.
Urime nga zemra kolege.