×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Jemi në diktaturë! Ushtarët e Erion Veliajt gjobisin lypësin e moshuar

Diel, 22 Prill 2018 18:35

Policia Bashkiake e Erion Veliajt nuk ka të ndalur, duke mos njohur jo vetëm ligjin por edhe kufijtë njerëzor.

Një rast i paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku ushtarët e Erion Veliajt kanë rrethuar një lypës, jo për ta ndihmuar, por për ta gjobitur.

Në Shqipëri po instalohet gjithnjë e më shumë diktatura e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas i vjen edhe pinjolli i tij, Erion Veliaj.

Në vend që të ndodhte e kundërta, ku personi në fjalë të merrej dhe të çohej në zyrën e punës, nëse është i aftë për punë, apo në qendër sociale, bëhet e kundër.

Sjellje të tilla po ndodhin gjithnjë e më shumë në vendin tonë, ku dita ditës ushtarët e Veliajt, janë kthyer në tmerr jo vetëm për shitësit ambulantë, por edhe për lypësit.

Në këtë rast, nuk ngelet gjë tjetër vetëm të thuhet: Mos i fal Zot, se e dinë shumë mirë çfarë po bëjnë!

Video

Login to post comments