Këtë të hënë sitës së vettingut do ti nënshtrohet Altina Xhoxhaj, gjyqtarja e tretë nga Gjykata Kushtetuese.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar zyrtarisht se trupa gjykuese për Xhoxhajn do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.
Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive.
Vitore Tusha arriti të kalojë vetingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë.