Nuk justifikon pasurinë, reagon gjyqtarja Xhoxhaj: Gjithçka është e ligjshme, s’e njihni ligjin!

Hënë, 23 Prill 2018 12:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se Altina Xhoxhaj ka fshehur pasurinë dhe nuk justifikon blerjen e një apartamenti, duke u kthyer kështu në “viktimën” e radhës  në sitën e Vettingut.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtares së katërt të Gjykatës Kushtetuese. Xhoxhaj rrëzoi poshtë pretendimet se ka fshehur pasurinë, ajo tha se gjithçka është e ligjshme.

“Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme”, duke iu përgjigjur kështu pretendimit të KPK se gjyqtarja nuk justifikonte blerjen e një apartamenti.

Sipas saj, llogaritjet e KPK janë të bëra keq. “Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mos njohur mire ligjin për pasurinë e bashkëshortit. Kërkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Se njihni ligjin”- tha ajo, ndërsa u tregua tejet agresive.

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 12:59
Login to post comments