Përdorte lokalin për të tregtuar kokainë, në pranga 37-vjeçari

Hënë, 23 Prill 2018 12:45

 Është vënë në pranga ditën e sotme  Orian Peçi, pasi  tregtonte drogë në ambjentet  e lokalit. 37-vjeçari ishte banues në Tiranë dhe administrator në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”. Pas një kontrolli të ushtruar, atij dhe iu gjetën 7 doza narkotike, të dyshuara si kokainë.

Burimet e policisë bëjnë me dije se është nisur hetimi në gjendje të lirë edhe lirë për shtetasit me inicialet E. B., 24 vjeç, dhe A. Ç., 20 vjeç, pasi akuzohen për ‘moskallëzim krimi’.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi. Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin:

– Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit:

– E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
– A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Login to post comments