Djegia e fabrikës në Kashar/ Zjarrvënie e qëllimshme?

Hënë, 23 Prill 2018 14:47

Ndonëse vatra kryesore e zjarrit u shua mbrëmë, sot vijon djegia e mbetjeve në fabrikën e riciklimit në Kashar. Dy zjarrfikëse janë duke punuar që nga mëngjesi i sotëm duke hedhur ujë për të fikur të gjitha vatrat e vogla që kanë mbetur. Një ditë më parë fabrika u shkrumbua plotësisht nga zjarri që e përfshiu.

Ndërkohë ekspertët po kryejnë verifikime në terren për një zjarr aksidental, por duke qenë se flakët u përhapën me shpejtësi po kryen hetime edhe për një zjarr të qëllimshëm. Përfaqësuesit e fabrikës së riciklimit kanë thënë në polici se ata dyshojnë se zjarri ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit të energjisë elektrike, por kjo gjë është mohuar nga OSHEE.

Login to post comments