Kapshticë, sekuestrohen 37 kg hashash në pranga dy persona

Tuesday, 24 Prill 2018 15:08

Dy persona janë arrestuar nga policia në tentivë për të kaluar me makinë në kufirin e Kapshticës 37 kg e 300 gramë kanabis.

Jani Kora, 46 vjeç, banues në Moravë-Korçë dhe Eldion Çami, 35 vjeç, banues Vloçisht-Maliq po udhëtonin me mjetin tip "Reno" drejt Greqisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se, "Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Reno" me targa AA279 TX në pronësi të shtetasit Eldion Çami, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa,".

Login to post comments