Erion Braçe, rrugaçi i vogël i PS-së bën ultras-in, godet arbitrin me çakmak

Tuesday, 24 Prill 2018 16:03

Deputeti i Partisë Socialiste , Erion Braçe, i njohur për tifozllëkun e tij, ka sulmuar me çakmak arbitrin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu.

Menjëherë pas këtij sulmi, ka reaguar edhe Shoqata e Arbitrave.

Ata e quajnë këtë një ngjarje të shëmtuar.

“Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak fair nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Braçe i cili në përfundim të ndeshjes Partizani-Skënderbeu e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit, në momentin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.

Shoqata e Arbitrave dënon një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit, në drejtim të arbitrave, dhe njëherësh bën apel për më shumë gjakftohtësi dhe vetëkontroll, jo vetëm në këtë periudhë të mbetur ndeshjesh, por edhe në vijimësi. Ngjarja e fundit ishte e shëmtuar, aq më shumë kur të tilla veprime vijnë nga tribuna VIP. Të tilla situata nuk I përkasin aspak futbollit, dhe për më tepër marrin një simbolikë antisportive kur ideohen dhe kryhen nga një përfaqësues i ligjit,” thuhet në reagim.

Login to post comments