26-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili sulmoi barbarisht gruan e tij me kaçavidë dhe ishte arratisur është vënë në prangat e policisë.
Ngjarja ndodhi në 22 dhjetor të 2016 në Solothurn të Zvicrës në autostradën A2. Pas veprës penale të kryer kosovari u arratis drejt Francës.
I riu qëlloi disa herë me kaçavidë, në qafë dhe pjesën e gjoksit gruan, e cila mundi fatmirësish t’i shpëtonte sulmit të rëndë. Teksa ai tërheqtë viktimën në drejtim të zonës së parkimit, ajo mundi t’i shpëtonte agresorit duke ikur.
Ndonëse për disa vite në arrati, policia arriti të arrestonte 26-vjeçarin. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, por nuk është vendosur se kur do të mbahet procesi i Gjykatës në Thal-Gäu.