Meta nderon Belishovën: Brez idealist, përjetoi zhgënjimin e persekutimin

E mërkurë, 25 Prill 2018 13:31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë sot i pranishëm në homazhet e zhvilluara për nder të Liri Belishovës, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Në një status në Facebook Presidenti shprehet se dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin çnjerëzor.

“Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë. Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar. Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin çnjerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta. /55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 13:52
Login to post comments