Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Sipas policisë, adoleshenti me iniciale F.G, dyshohet se ka përdhunuar një 16 vjeçare, ndërkohë që kjo e fundit vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ka vendosur ta kallëzojë 17 vjeçarin në polici.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet ndaj autorit.