Personi që urdhëroi vrasjen e Artan Cukut fshihet në...

E mërkurë, 25 Prill 2018 17:01

Bledar Jambelli, i kërkuar nga policia si porositësi i vrasjes së ish- kreut të Policisë së Vlorës Artan Cuku, dyshohet se fshihet në Spanjë.

Verifikimet e kryera, konfirmuan se deri para pak javësh ai qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid.

Për shkak se ai ka ndryshuar herë pas herë vendin e strehimit dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara ka mundur t’iu shpëtojë policisë.

Në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje. Këto aktivitetet të paligjshme shkaktuan një luftë mes bandave shqiptare në Spanjë. Nga këto përplasje në vitin 2006, u vra Seldi Zanaj, në Barcelonë. Për këtë krim u dyshua Sokol Rama. Në shenjë hakmarrjeje me 11 Nëntor 2006, në qendër të Vlorës, u vra oficerja e Marinës, Eleonora Rama 47 vjeçe, nëna e Sokol Ramës.

Tri javë më vonë, pranë Pusit të Mezinit, Bledar Jambelli në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se vrau për llogari të Sokol Ramës, Shpëtim Mukën, daja i vëllezërve Zanaj. Në këtë atentat u plagos edhe nipi tjetër i Mukës, Edvin Zanaj, i cili u vra me 1 Nëntor të vitit 2007, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Edhe në këtë vrasje dyshohet se është përfshirë Jambelli. Arrestimi i tij, në vitin 2012, nga Policia e Vlorës që drejtohej nga Artan Cuku, mund të kishte çuar në dokumentimin e një serie vrasjesh mes dy grupeve. Pikërisht ky është edhe shkaku që mendohet se ka çuar Jambellin të porosisë vrasjen e Cukut.

31326810_10156151427958260_430715297721221120_n.jpg

(Urdhëri për kërkimin Ndërkombëtar të Bledar Jambelli)

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 17:07
Login to post comments