Ja si i ka lënë Bashkia e Gjirokastrës rrugët

E mërkurë, 25 Prill 2018 17:00

Bashkia Gjirokastër nuk ka vënë dorë në rregullimin e rrugëve dhe këtë e tregon më së miri kjo foto në lagjen Gërhet në periferi të Gjirokastrës ku i mungojnë rrugët e brendshme, ndriçimi dhe shërbimet e pastrimit.

Banorët e lagjes shprehen tepër të indinjuar pasi siç edhe thojnë shërbimet në këtë zonë janë zero.

Shirat e dhjetorit shkarkuan në oborret e shtëpive të banorëve të Gërhotit mijëra ton inerte zall, si dhe dëmtuan seriozisht infrastrukturën rrugore që e lidh këtë lagje me rrugën nacionale.

Më shumë se 60 për qind e banesave në këtë pjesë periferike janë ende të palegalizuara.

Login to post comments