Ditën e premte në orën 11:00 një grup qytetarësh dhe drejtues mjetesh nga i gjithë qarku Dibër kanë planifikuar zhvillimin e një proteste për gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht aksi rrugor nacional Burrel-Klos.
Ata i thanë se tubimi do të mbahet pranë vendit të quajtur “Kthesa e Cerujës” në afërsi të qytetit të Klosit.
E gjendur në Klos, deputetja e Qarkut Dibër, Dhurata Çupi, duke vlerësuar iniciativën e ndërmarrë nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve tha se opozita do ta mbështesë këtë protestë.
Deputetja Çupi tha se nga ana e saj është ngritur disa herë si shqetësim qoftë në parlament, qoftë në institucionet e tjera.
Aksi nacional Burrel-Klos, është një shqetësim i madh për drejtuesit e mjeteve për shkak të problemeve në të, si gropat e mëdha dhe shembjet e rrugës.