Problemet me ujin e pijshëm po bëhen gjithmonë e më të mëdha në bashkitë e majta.
Pas skandalit të mosklorimit të ujit të pijshëm vitin e kaluar në qytetin e Lushnjes duke rrezikuar jetën e qytetarëve, uji është bërë problem edhe në shumë bashki të tjera.
Në Kaninë të Vlorës ka vite që banorët përballen me mungesë të madhe të ujit. Qeverisja vendore në këtë qytet nuk ka lëvizur as gishtin më të vogël për zgjidhjen e këtij çështjeje ekzistencial.
Prej vitesh ujësjellësi në këtë fshat nuk funksion dhe në dy ditë banorët arrijnë të kenë vetëm një orë ujë duke i lënë njerëzit në gatishmëri.
Ka dhe nga ata që për të pasur pak ujë marrin rrugën drejt burimit me gomerë, përndryshe nuk mund të kryejnë asnjë punë.
Bashki të tjera që vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm janë edhe ato të Durrësit dhe Tiranës.