Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë mbrëmjen e sotme.
Një makinë me targa AA714TA ka përplasur për vdekje këmbësorin A.Ç. 18 vjeç, pranë fshatit Larushk.
Mësohet se 18-vjeçari u përplas nga makina teksa po ecte në anë të rrugës.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe e automjetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet.