×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndjesa e shtirur e Ramës në Bundestag

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:48

Seanca dëgjimore me Komisionin për Çështjet europiane në Bundestagun gjerman i ka dalë nga kontrolli Kryeministrit Rama.

Kryetar i këtij Komisioni është Gunter Krichbaum, i sulmuar nga mediat afër Ramës për qëndrimin e tij se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave.

Burime nga seanca 1 orëshe në Bundestag bëjnë të ditur se Rama e ka nisur paraqitjen e tij me një ndjesë për fyerjet e disa mediave në drejtim të kryetarit të Komisionit, Gunther Krichbaum.

Rama i dënoi sulmet e shpifjet ndaj Krichbaum ‘si të poshtra e të ndyra’, por tha se, “si kryeministër i një vendi të lirë, ai nuk kishte mundësi të ndalonte shkrime të tilla prej kazani.”

Por kryeministri Rama nuk ka mundur t’ia hedhë vetëm me një ndjesë.

Burime diplomatike kanw konfirmuar  për Syri.net se deputeti i CSU-së Florian Hahn e kundërshtoi Ramën, duke i thënë se mediat që sulmuan kolegun Kricbaum ishin media pranë tij dhe se ‘për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë’.

Mësohet se pothuajse të gjithë deputetët që morën fjalën, përfaqesues të CDU, SPD, të Gjelbërve, Liberalëve dënuan sulmet e ulëta ndaj kolegut të tyre dhe kryetarit të komisionit Krichbaum.

Login to post comments