Kontrolli i territorit dhe shitjes së drogës shqiptare i ka marrë jetën mbrëmjen e djeshme një të riu, vetëm 25 vjeç.
Vrasja ka qenë e tipit mafioz, pasi dy killerat e kanë pritur tek dera e shtëpisë të riun dhe më pas e kanë qëlluar disa herë me armë zjarri.
I vdekuri 25 vjeçar është shtetas italian, i quajtur Antonio Fabbiano. Media italiane shkruan se vrasje e ndodhur në mbrëmje ka të bëjë me kontrollin e drogës që vjen nga Shqipëria dhe përplasjet e grupeve rivale që kërkojnë dominimin e zonës së Viestes në Foggia.