Athinë, ekzekutohet 23-vjeçari shqiptar pas një sherri

E Enjte, 26 Prill 2018 11:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” në kryeqytetin e Greqisë.

Burimet e policisë bëjnë me dije se viktima është Mihal Kapurani nga Korça. I riu u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.

Fillimisht mes viktimës dhe 3 shqiptarëve të tjerë pati konflikt verbal, e pasi viktima u godit me levë, në vazhdim u godit edhe me thikë. Ndonëse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin 23-vjeçarin.

Banorë të zonës thanë se viktima njihej si person pa probleme dhe ishte i punësuar. Autoritetet thanë se kanë indentifikuar emrat e ekzekutorëve.

Bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë, si dhe Policisë shqiptare. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.

Login to post comments