Koronavirusi prek zyrtarin e ambasadës në Athinë, gjithë familja në terapi, mbyllet institucioni diplomatik

Hënë, 09 Mars 2020 13:18

Koronavirusi, i kthyer në një alarm botëror, po prek edhe zyrtarët e lartë apo politikanët.

Së fundi, raportohet se është infektuar me virusin vdekjeprurës edhe një zyrtar në ambasadën e Izraelit në Athinë.

“Jerusalem Post” bën të ditur se një nëpunës i lartë i ambasadës, pa zbuluar nëse është grek apo diplomat izraelit, është kthyer me të njëjtin fluturim nga Tel Aviv për Athinë, pasi i ishte bashkuar grupit të pelegrinëve grekë në vendet e shenjta.

Edhe burime të ambasadës izraelite pohojnë se një familje e ambasadës është në terapi kundër koronavirus dhe se dy ministritë homologe të Shëndetësisë janë informuar për ngjarjen.

Ambasada e Izraelit në Athinë sot është e mbyllur, ndërsa po kryhet dezinfektim në ndërtesë.

Login to post comments